Presidenti Donald Trump, të Shtunën zgjodhi Gjykatësen Amy Coney Barrett për të plotësuar vendin e Gjykatës Supreme të lënë bosh nga vdekja e gjyqtares Ruth Bader Ginsburg vetëm një javë më parë.

Trump e përshkroi zgjedhjen si “një nga detyrat e tij më të larta dhe më të rëndësishme” si president, duke theksuar se ishte zgjedhja e tretë e Gjykatës së Lartë.

Presidenti e bëri njoftimin në Kopshtin e Trëndafilëve, duke emocionuar mysafirë konservatorë që ishin të pranishëm dhe i dhanë asaj një ovacion kur presidenti u shfaq bashkë me Barrett.

“Ajo është një grua me arritje të pashembullt, intelekt të lartë, kredenciale të shkëlqyera dhe besnikëri të palëkundur ndaj Kushtetutës”, tha Trump ndërsa prezantoi Barrett.

Barrett falënderoi presidentin për nderin e shërbimit në gjykatë, nëse ajo konfirmohet nga Senati.

“Unë i dua Shtetet e Bashkuara dhe e dua Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara”, tha ajo. “Jam vërtet e përulur nga perspektiva për të shërbyer në Gjykatën e Lartë.”

Zgjedhja e presidentit demonstron se ai nuk u lëkund nga idea e zgjedhjes së Barrett për të zëvendësuar Ginsburg me një grua tjetër në Gjykatën e Lartë.

VERITAS.COM.AL