(FOTO: Presidenti i zgjedhur Trmp dhe kryeministri i Izraelit, Natanjahu)/ 

Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi përmes një deklarate të Ënjtën se do të emërojë prokurorin dhe këshilltarin David Friedman si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Izrael.

Friedman u përgjigj duke qartësuar se mbështet lëvizjen e ambasadës së Shteteve të Bashkuara nga Tel Aviv për në Jerusalem. Ky ka qenë një premtim i përsëritur nga presidentët amerikan, që nga Bush e Obama, deri edhe Hillary Clinton. Edhe vetë Donald Trump, që në takimin parë me izraelitin Natanjahu (gjatë fushatës)  tha se po të zgjidhej president do të lëvizte ambasadën e Amerikës në Jerusalem.

“Lidhjet mes Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara kanë rrënjë të thella, dhe unë ju siguroj se nuk do të vonohemi në këtë proces sa kohë unë jam President”, tha Donald Trump.

“Si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Izrael, David Friedman do të ruajë raporte të veç mes dy vendeve tona. Ai ka qenë prej shumë kohësh mik dhe këshilltar për mua. Lidhjet e  tij të fuqishme në Izrael do të formojnë themelet e misionit të tij diplomatik dhe do të jenë një pasuri e madhe për vendin tonë që të forcojmë lidhjet  me aleatët dhe të nxisim paqen në Lindjen e Mesme. Asgjë nuk është më shumë kritike  se të mbrojmë sigurinë e qytetarëve tanë si brenda vendit edhe jashtë tij”.

“Jam thellësisht i nderuar dhe i përulur para besimit që më jep Presidenti i zgjedhur Donald Trump për të përfaqësuar Shtetet e Bashkuara si ambasador në Izrael”, tha Friedman.

Gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2016, Friedman shërbeu si këshilltar kryesor për çështjet e raporteve me Izraelin.

/Veritas.com.al/

Image result for david friedman adviser of trump

(FOTO: David Friedman)