(FOTO: James Mattis)
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka emëruar si sekretar i Mbrojtjes, Gjeneral James Mattis, një ish marine që shërbeu në Irak dhe Afganistan.
“Ai është më i miri” tha zoti Trump në momentin kur po shpallte emërimin tij gjatë një fjalimi në Ohio.
Gjenerali Mattis, i njohur edhe si “Mad Dog”, ishte jashtëzakonisht kritik ndaj administratës së Obamës mbi politikat e Lindjes së Mesme, veçanërisht në Iran.
James i është referuar Iranit si “kërcënimi i vetëm më rezistues i stabilitetit dhe paqes në Lindjen e Mesme”.
/Veritas.com.al