Gazeta “The Times” e Izraelit raportoi se Presidenti Donald Trump tha të Enjten se është “shumë herët” që të diskutojmë mbi transferimin e ambasadës së SHBA nga Tel Aviv në Jeruzalem, një plan politik potencialisht tensionues që është mirëpritur nga qeveria e Izraelit dhe është marrë si  kërcënim nga palestinezët dhe pjesët e tjera të Arabisë.

“Nuk dua të flas akoma për këtë. Është shumë herët”, tha  Trump për  Fox Neës.

Presidenti gjithashtu nuk pranoi të flasë në raport me ngrirjen e 221 milion dollarë që janë transferuar në favor të Autoritetit Palestinez nga paraardhësi i tij Barack Obama, i autorizuar qetësisht në orët e fundit të Presidencës, pak para se të inaugurohej presidenti Trump.

/Veritas.com.al/