-Ne paguajmë miliona dollarë për mbrojtjen tuaj, ju paguani miliona dollarë për Rusinë- tha Trump-

Presidenti i Shteteve të bashkuara, Donald Trump mbërriti në Belgjikë në 10 korrik; por më parë shkroi në Twitter se aleatët e NATO-s duhet të “rimbursojnë” Shtetet e Bashkuara për koston e mbrojtjes.

Presidenti Donald Trump sulmoi ashpër  Gjermaninë që në fillim të samitit të tensionuar të NATO-s, duke e akuzuar Berlinin se është “i zënë rob” nga Rusia dhe duke kërkuar që aleatët e tjerë të nisin menjëherë shpenzimet për mbrojtjen.

Dy ditët e takimeve në Bruksel kanë krijuar aleancën më të vështirë në vite, me grindjet mes Europës dhe Shteteve të  Bashkuara mbi tregjet dhe me kërkesën e presidentit Trump që aleatët të rimbursojnë Uashingtonin për shpenzimet e mbrojtjes.

Anëtarët e aleancës Europiane ndodhen përballë kritikave të Trump mbi shpenzimet e mbrojtjes. Fjalët e ashpëra të  Trump u thanë edhe në atë që mund të quhej një ‘breakfast’  bilateral me  sekretarin  e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Gjermania është rob i Rusisë dhe totalisht e kontrolluar nga Rusia sepse Gjermania merr gjithë atë energji nga Rusia”, tha Trump, duke propozuar një “Nord Stream II pipeline”.

“Të gjithë po flasin rreth kësaj situate në gjithë botën, ata thonë se ne po ju paguajmë miliona dollarë që t’ju mbrojmë, ndërsa ju paguani miliona dollarë për Rusinë”, tha Trump.

Veritas.com.al/