Breitbart News/
Presidenti Donald Trump tha të Mërkurën se është shumë i zënë për të ndjekur dëgjesat e para publike për impeachment. Deklaratën ai e bëri teksa mikpriste presidentin Turk, Recep Tayyip Erdogan në Shtëpinë e Bardhë.
“Jam shumë i zënë që të ndjek këto’ tha ai ‘”Është një gjueti shtrigash, është një reng, jam shumë i zënë që të merrem më këto”.
Trump tha se mund të jepte dëshmi të shkurtër gjatë ditës, diku vonë.
Ai komentoi se ka dëgjuar se Demokratët po përdorin “gënjeshtarët televiziv” si dëshmitarë që të përgjigjen ndaj pyetjeve në dëgjesa.
“Për mua nuk është e papritur që të shikoj këtë situatë, sepse Schiff nuk mund të bëjë pyetjet e tij”, tha ai.
Trump iu referua ish analistit legal të MSNBC, Daniel Goldman, të cilin Schiff e rekrutoi për të drejtuar ekzaminimet e dëshmitarëve- ambasadorit Bill Taylor dhe ndihmës asistent Sekretarit George Kent.
Sekretare e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham e quajti dëgjesën një gjë ‘e bezdisshme’.
“Kjo dëgjesë mashtruese nuk është vetëm bezdisëse, është një humbje kolosale kohe e taksapaguesve”, shkroi ai në Twitter.
Veritas.com.al/