(FOTO: Donald Trump me familjen për festën e Krishtlindjeve)/

Presidenti i zgjedhur, Donald Trump ka mbërritur në Mar-a-Lago që mbrëmë, e Premte, dhe ka në plan të qëndrojë edhe javën e ardhshme. Ai mbërriti në Florida për takime falënderimi me qytetarë, dhe sapo la mitingun e titulluar “ “Thank You” në Orlando, Florida, erdhi me familjen për festën e Krishtlindjeve- tha zëdhënësi i tij.

“Presidenti i zgjedhur do të qëndrojë në Mar-a-Lago sot në mbrëmje dhe mund të pritet që të  jetë në “Palm Beach” disa ditë, në qoftë se jo gjithë javën që vjen”, tha zëdhënësi Jason Miller, duke shtuar se “Trump do të kalojë Krishtlindjet me familjen”.

Zëvendës- presidenti Mike Pence do t’i kalojë Krishtlindjet në Indiana, tha Miller.

Trump e filloi ditën e Premte me një takim të shkurtër për Inteligjencien, me këshilltarin e tij të Sigurisë Kombëtare,  Gen. Michael Flynn.

Pas këtij briefing-u, Trump u takua me Jeh Johnson, sekretar i Departamentit të Sigurisë së Vendit.

Presidenti i zgjedhur Trump u takua edhe me kantautorin Andrea Bocelli gjithashtu edhe këshilltaren për ceremoninë e inaugurimit, Stephanie Winston Wolkoff. Trump u takua edhe me Vincent Viola të  “Virtu Financial”.

Në fund të mitingut të emërtuar “Thank You”në Florida, Trump do të mbajë një event “Thank You” në Mobile, Alabama. Të shtunën në mbrëmje.

/Veritas.com.al/