FOTO: Michael Reynolds/Getty Images

Nga: CHARLIE SPIERING

Presidenti Donald Trump kërcënoi të martën të vendosë një embargo të plotë mbi Kubën nëse ata vazhdojnë të ndihmojnë Diktatorin Nicolás Maduro.

“Në qoftë se Trupat dhe Milicia nuk i NDERPRESIN menjëherë operacionet ushtarake dhe operacionet e tjera me qëllim shkaktimin e vdekjes dhe shkatërrimin e Kushtetutës së Venezuelës, një embargo e plotë dhe komplekse, së bashku me sanksionet më të larta, do të vendoset mbi ishullin e Kubës, “Shkroi Donald Trump në Twitter.

Udhëheqësi i opozitës dhe presidenti i njohur Juan Guaido i Venezuelës bëri thirrje për një kryengritje kundër Maduros, ndërsa Shtetet e Bashkuara shprehën mbështetje për përpjekjet e tyre. Trupat e armatosura u përleshën me qytetarë Venezuelas që u ngritën kundër Maduros.

“Shpresojmë, që të gjithë ushtarët kubanë do të kthehen menjëherë dhe në mënyrë paqësore në ishullin e tyre!” shkroi Trump.

Kuba mohoi të ketë ushtarë në Venezuelë, ndërsa e ardhmja e Maduros vazhdon të jetë e pasigurtë.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se Maduro ishte i përgatitur të largohej nga vendi të martën në mëngjes, por Rusia i kërkoi atij të qëndronte.

“Ata kishin një aeroplan në asfalt. Ai ishte gati të largohej këtë mëngjes, siç e kuptojmë. Rusët i treguan se ai duhet të qëndrojë, “tha Pompeo në një intervistë me CNN.

Veritas.com.al/