Sot në mëngjes, disa media, nga më të mëdhatë e botës, përhapën lajmin se, sipas John Kelly- shef i stafit i Shtëpisë së Bardhë, duke cituar intervistën në Fox News ku ky kishte thënë se “Trump ka ndryshuar mendim mbi Murin, ai ishte i painformuar’.
Presidenti Donald Trump ka korrigjuar Shefin e Stafit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly pasi ai tha se presidenti ka “evoluar” mbi çështjen e mujrit me Meksikën.
“Kemi një proces të evoluar nëpër të cilin ky president ka kaluar”, tha Kelly në një intervistë me moderatorin e ‘Fox News’ , Bret Baier, duke e vënë theksin se Trump ka ‘ndryshuar kategorish qëndrimin e tij” ndaj përfituesve të programit DACA dhe rreth murit me Meksikën.
Por presidenti Trump u distancua dhe mori qëndrim kundër pohimit se se ai ka evoluar rreth murit.
“Muri është Muri, ai kurrë nuk ka ndryshuar ose evoluar që nga dita e parë kur unë e konceptova atë”, tha Trump.
Ai shpjegoi se pjesë të murit do të jenë ‘përgjatë detit” dhe se asnjëherë nuk ishte menduar për ta shtrirë në gjithë gjatësinë e kufirit prej 2,000-milje kufi, ky gjithashtu është e mbrojtur nga pengesa natyrore.
Kelly tha se ai dhe ekspertët e kufirit i kanë thënë Trump se 800 milje të murit do të “”mjaftojnë” që përfshin edhe 600 milje të rrethimit ekzistues.
Veritas.com.al/