(FOTO: Donald Trump dhe Sen. Chris Christie i cili u zëvendësua si shef i ekipit të tranzicionit)
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara ka mbrojtur trajtimin që po i bëhet tranzicionit të pushtetit presidencial drejt Shtëpisë së Bardhë. Ai u shpreh kundër zërave se ka rrëmujë në ekipin e Trump që janë angazhuar për tranzicionin.
Presidenti Trump ka postuar në Tweeter një mesazh ku thotë se procesi i përzgjedhjes për kabinetin e ri dhe pozicione të tjera, është “shumë i organizuar”
BBC shkruan se media në Shtetet e Bashkuara thonë se dy anëtarë të rinj të ekipit të tranzicionit të seksionit të të sigurisë kombëtare, janë përzënë nga ekipi.
Mr Trump ka zëvendësuar guvernatorin e New Jersey, Chris Christie me zëvendës-presidentin Mike Pence si kryetar i ekipit të tranzicionit.
/Veritas.com.al/