Fjalimi i Presidentit Donald Trump në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të martën përmbante një mesazh për emigrantët dhe refugjatët: qëndroni në vendet tuaja.

“Së fundi, zgjidhja e vetme afatgjatë e krizës së emigracionit është të ndihmojë njerëzit të ndërtojnë më shumë të ardhme shpresë-dhënëse në vendet e tyre të origjinës”, tha ai. “Ti bëjnë vendet e tyre great again”

Trump përgëzoi Jordanine për mbajtjen e refugjatëve Sirianë pranë kufijve të vendit të tyre, në mënyrë që ata të mund të kthehen në atdheun e tyre kur të zgjidhet konflikti.

 “Politika më e mëshirshme është që të strehojë refugjatët sa më pranë shtëpive të tyre, për të lehtësuar kthimin e tyre eventual në zemër të procesit të rindërtimit”, tha ai.

Presidenti tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të marrin pjesë në Compact Global për Emigracionin te Kombeve të Bashkuara, duke cituar nevojën për të mbrojtur sovranitetin Amerikan.

“Migracioni nuk duhet të rregullohet nga një organizem ndërkombëtar, i pallogaritshem për qytetarët tanë,” tha ai.

Në korrik, më shumë se 190 vende ju bashkuan Global Compact hartuar nga Kombet e Bashkuara, Trump se pari u tërhoq nga Compact në dhjetor 2017, duke theksuar dallimet e tyre në politikat e emigracionit.

Presidenti tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë monitorimin e luftës civile në Siri dhe u zotuan të përgjigjen nëse diktatori sirian Bashar al-Assad përdor armët kimike.

“Rrini te qete, Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen nëse regjimi i Asadit do te përdorë armët kimike ” tha ai.

Veritas.com.al/