Presidenti Donald Trump reagoi mbi histerinë që po zhvillohet nga media dhe nga të majtët rreth marrëdhënieve të tij me Vladimir Putin pasi ai përsëri nuk e pa të udhës që të denoncojë presidentin e Rusisë në një intervistë me Bill O’Reilly.

“Unë nuk e njoh Putinin, nuk kam lidhje me Rusinë, dhe urryesit po çmenden- edhe pse akoma Obama mund të bëjë një marrëveshje me Iranin- numri Një i terrorit- për këtë nuk ka problem”, shkroi Trump në Twitter sot në mëngjes.

Gjatë intervistës në Fox News para  “Super Bowl”, Trump tha se ka “respekt” për Putin.

“Kështu, unë respektoj shumë njerëz, por kjo nuk do të thotë se je bashkë me ta. Ai është lider i vendit të vet”- tha ai. “Unë them se është më mirë të jemi në krah me Rusinë se sa të mos jemi”.

Gazetari O’Reilly në mënyrë të ëprsëritur e ka quajtur Putinin “një vrasës,” duke kërkuar që Trump të distancohet prej tij.

“ka shumë vrasës. Ne kemi shumë vrasës”- replikoi Trump duke cituar Luftën në Irak. “Çfarë mendoni –vendi ynë është kaq i pafajshëm? Ju mendoni se vendi ynë është kaq i pafajshëm?”.

/Veritas.com.al/