(Fotomontazh: Donald Trump me refugjatë sirianë në sfond)/

Presidenti i zgjedhur Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara do të krijojnë “zona të sigurta” në Siri. Ky ishte  reagimi i tij i parë në një situatë lufte, pas zgjedhjes si president i Shteteve të Bashkuara.

“Ajo që po ndodh në Siri, është kaq e trishtuar – tha ai gjatë një takimi – “Është kaq e trishtuar dhe ne do t’i ndihmojmë njerëzit atje. Ne do të ndërtojmë dhe do ndihmojmë në projektimin e zonave të sigurta në Siri, në mënyrë që njerëzit do të kenë një shans për të jetuar”.

Trump kishte folur edhe gjatë fushatës në lidhje me ndërtimin e zonave të sigurta  por kjo është hera e parë që e përsërit këtë propozim pas zgjedhjes si president.

Disa analistë dhe komandantë ushtarakë kanë paralajmëruar se kjo do të ishte një  nismë e rëndësishme dhe potencialisht e rrezikshme në një fushëbetejë komplekse mbi të cilën aeroplanët rusë janë pothuajse gjithmonë të pranishëm.

Deklarata e zotit Trump erdhi para se të ndërpritej evakuimi në Alepo nga qeveria siriane e Bashar al-Assad.

/Veritas.com.al/