( Presidenti Trump thotë se muri do të ndërtohet prej çeliku nëse nuk ndërtohet prej betoni)/

Presidenti Donald Trump ka refuzuar çdo kompromis mbi kërkesën e tij për ndërtimin e murin kufitar me Meksikën, që është shkaku i mbylljes së pjesshme të qeverisë amerikane.

Ai tha se nuk mendon që të reduktojë buxhetin prej 5.6 miliardë dollarë të fondit që ishte kërkuar dhe përsëriti që të shpallë gjendjen e emergjencës kombëtare.

Shefi i tij i ri i stafit, Mick Mulvaney tha më herë se ai pret që mbyllja e qeverisë të ‘zvarritet për një kohë të gjatë”.

Demokratët refuzojnë që të mbështesin financimin duke e quajtur murin ‘imoral’.

Veritas.com.al/