-Por Shtëpia e Bardhë kërkon të sigurojë Pekinin për angazhimin në vazhdimësi të ShBA-së të politikës afatgjatë-

Presidenti i zgjedhur Donald Tramp ka paralajmëruar Kinën gjatë fundjavës – duke akuzuar Pekinin se ka përfituar nga Shtetet e Bashkuara – dhe duke treguar kështu se administrata e tij do të ndjekë një linjë më të ashpër kundër kombit në disa çështje.

Por administrata e Obamës e ka kaluar gjithë fundjavën duke takuar zyrtarë kinezë në përpjekje për të “përforcuar dhe sqaruar përkushtimin e Shteteve të Bashkuara në politikën afatgjate me Kinën”.

Në një mesazh në Tweeter të Dielen, Tramp shkruan: “A na pyeti Kina nëse jemi dakord me monedhën e tyre (duke e bërë më të vështirë për kompanitë tona të konkurrojnë), për taksat mbi produktet tona që hyjnë në vendin e tyre (kur Shtetet e Bashkuara nuk vënë taksa të tilla) apo për të ndërtuar komplekse ushtarake masive në mes të Detit të Kinës së Jugut? S’e besoj!”.

Komenti vjen pasi Trampi mori një telefonatë urimi më 2 dhjetor nga presidentja e Taiwan-it, pavarësisht kundërshtimit të Kinës. Kina e shikon Taivanin si një provincë që do të ribashkohet me Kinën në të ardhmen. Por presidenti i zgjedhur i Taivwanit, Çen Shuiban, në vitin 2000, mbështeti fuqishëm pavarësinë ndaj Kinës. Populli taivanez e rizgjodhi atë president në vitin 2004. Kina reagoi duke aprovuar ligjin anti-ndarje në 2005, kur shprehej qartë e drejta për të përdorur “mjete jopaqësore” kundër Taivanit nëse ishulli kërkon pavarësinë. Presidentja aktuale, IngUen që drejton Partinë Progresive Demokratike, thotë se Taiwani është një shtet sovran. Taiwani tani ka  një kushtetutë, me liderë të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe forcat e armatosura të këtij shteti përbëhen nga 300 mijë trupa aktive.

Shtetet e Bashkuara janë aleati i vetëm i Taivanit. Në 1979, presidenti Xhimi Karter kërkoi që të përmirësonte marrëdhëniet me Kinën dhe ai refuzoi njohjen diplomatike të Taivanit. Atë vit Kongresi aprovoi Aktin e Lidhjes me Taivanin i cili përcaktonte lidhjet jodiplomatike me Taivanin, ndërkohë që i mundësonte ishullit armë dhe paralajmëronte Kinën se çdo sulm në Taivan do të ishte “shqetësim i madh” për Amerikën.

Shumë media kanë deklaruar se telefonata mes Trampit dhe Inguen përfaqëson një përpjekje për të njohur sovranitetin e Taivanit dhe mund të jetë “një gafë historike” që “mund të prishë marrëdhëniet prej shumë dekadash me Kinën”. Ministri i jashtëm kinez Uang JI e quajti lëvizjen “një akt të papërfillshëm” nga Taivani të shtunën dhe tha se asgjë s’do të ndryshojë politikën amerikane ndaj Kinës.

Edhe Medeiros, ish drejtori për Azinë në Këshillin Kombëtar të Shtëpisë së Bardhë, tha për Financial Times se “lidershipi kinez do ta shohë këtë si një akt provokues. Pavarësisht se ishte bërë me qëllim apo aksidentalisht, kjo telefonatë do të ndryshojë tërësisht perceptimin e Kinës për qëllimet strategjike të Trump-it, duke i parë ato si negative. Me këtë lëvizje, Trump po vendos themelet e një mosbesimi dhe konkurrence mes dy vendeve.”

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Xhosh Ërnest tha se administrata e Obamës u përpoq që të ri-siguronte Kinën për përkushtimin e Shteteve të Bashkuara në politikën “Kina e madhe”, këtë fundjavë.

Donald Trump përgjigjet në median e tij duke shkruar: “Interesante se si Shtetet e Bashkuara i shesin Taivanit miliarda dollarë pajisje ushtarake dhe unë nuk u dashka të pranojë një telefonatë urimi.”

/Veritas.com.al/