Presidenti Donald Trump njoftoi të hënën se administrata e tij është duke e përcaktuar Gardën Islamike Revolucionare Iraniane (IRGC) një organizatë të huaj terroriste.

Presidenti Trump tha në një deklaratë të lëshuar të hënën në mëngjes:

Sot, jam duke njoftuar zyrtarisht planin e Administratës sime për ta përcaktuar Gardën Islamike Revolucionare Iraniane (IRGC), duke përfshirë edhe Qods Force, si një Organizatë te Huaj Terroriste (FTO) sipas Seksionit 219 të Aktit të Emigracionit dhe Kombësisë. Ky hap i pashembullt, i udhëhequr nga Departamenti i Shtetit, njeh realitetin se Irani nuk është vetëm një sponsor shtetëror i terrorizmit, por që IRGC merr pjesë aktive në financat dhe promovimin e terrorizmit si një mjet i artit te qeverisjes. IRGC është mjeti parësor i qeverisë iraniane për drejtimin dhe zbatimin e fushatës se tij globale terroriste.

Ky përcaktim do të jetë hera e parë që Shtetet e Bashkuara kanë emëruar ndonjëherë një pjesë të një qeverie tjetër si një FTO. Ajo nënvizon faktin se veprimet e Iranit janë krejtësisht të ndryshme nga ato të qeverive të tjera. Ky veprim do të zgjerojë dukshëm hapësirën dhe shkallën e presionit tonë maksimal ndaj regjimit iranian. Kjo i bën të qarta si kristali rreziqet e bërjes biznes me, ose dhënien e mbështetjes për IRGC. Nëse do te bëni biznes me IRGC, do të jeni duke financuar terrorizmin.

Ky veprim i dërgon një mesazh të qartë Teheranit se mbështetja e tij për terrorizmin ka pasoja serioze. Ne do të vazhdojmë të rrisim presionin financiar dhe kostot për regjimin iranian për mbështetjen e tij ndaj veprimtarisë terroriste derisa të heqë dorë nga sjellja e tij e keqe dhe e jashtëligjshme.

Veritas.com.al/