![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2018/03/100611149_trump-kim.jpg)
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka thënë se po pret që të takojë Kim Jong-un pasi i është thënë se udhëtimi i liderit Koreano- Verior në Kinë “shkoi shumë mirë”.
Por Trump tha se sanksionet maksimale dhe presioni mbi Korenë e Veriut do të vazhdojnë deri në bisedimet e propozuara për në Maj.
Ai shtoi se denuklearizimi i gadishullit Korean tani është i mundur.
Komentet vijnë pas takimit të zotit Kim me presidentin e Kinës Xi Jinping, në udhëtimin e tij të njohur si “udhëtimi i parë jashtë vendit që kur erdhi në pushtet në vitin 2011”.
Zoti Kim dhe guaja e tij u përshëndetën me buqeta dhe me roje nderi, me thënien e liderit Koreano Verior- siç raportohet- se do të kryejë çarmatimin bërthamor.
Veritas.com.al/