Nga: CHARLIE SPIERING, Breitbart

Presidenti Donald Trump ka rikonfirmuar të martën mbështetjen e Amerikës për protestuesit në Iran, pasi ka dërguar  mesazhin e kundërt gjatë një takimi me Presidentin Francez Emmanuel Macron.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin popullin kurajoz të Iranit, i cili po proteston për LIRINE e tij”, shkroi Trump në Twitter. “E kemi nën administratën Trump, dhe gjithmonë do ta kemi!”

Të martën heret, Trump iu përgjigj një reporteri i cili e pyeti nëse Shtetet e Bashkuara mbështesin protestuesit në Iran duke thënë, “Unë nuk dua te komentoj mbi ketë, por përgjigja është jo”.

Trump tregoi më pas se ai mendoi se pyetja ishte nëse Shtetet e Bashkuara po i mbështesnin financiarisht protestuesit e Iranit.

“Ne i mbështesim ata plotësisht dhe i kemi mbështetur ata që nga fillimi,” tha ai.

Amnesty International raportoi se më shumë se 200 njerëz u vranë në Iran gjatë protestave që filluan në nëntor, një sasi e paparë e dhunës e ngritur nga forcat iraniane.

Televizioni shtetëror Iranian pranoi të martën se forcat e sigurisë kishin qëlluar dhe vrarë “kryengritës”. Udhëheqësit iranian gjithashtu mbyllën internetin në vend për të ndaluar përhapjen e protestave.

Trump komentoi në Twitter, duke kritikuar udhëheqësit iranianë për veprimet e tyre në nëntor.

“Irani është bërë aq i paqëndrueshëm sa që regjimi ka mbyllur të gjithë sistemin e tyre të Internetit në mënyrë që populli i madh iranian të mos mund të flasë për dhunën e jashtëzakonshme që po ndodh brenda vendit,” shkroi ai. “Ata duan ZERO transparencë, duke menduar se bota nuk do ta zbulojë vdekjen dhe tragjedinë që Regjimi iranian po shkakton!”

VERITAS.COM.AL/