Presidenti Donald Trump ka sfiduar vërtetësinë e hetimeve të raportuara mbi ‘pengimin e drejtësisë’ duke larguar nga detyra ish- drejtorin e FBI, James Comey. Trump ka thënë se ishte përpjekja më e fundit nga armiqtë e tij politik për të dëmtuar presidencën e tij.

“Ata ngritën historinë e një marrëveshjeje telefonike me Rusët, por gjetën zero provë. Kështu që tani ata ngrenë akuzën e ‘pengimit të drejtësisë mbi historinë e telefonit”, shkroi zoti Trump në Twitter ditën e Enjte në mbrëmje. “E lezeçme!”- shkruan Trump.

Duke cituar burime anonime afër hetimit, gazeta “Washington Post” raportonte të Mërkurën se këshilltari special , Robert Mueller, ka intervistuar zyrtarë të njohur të Inteligjencies për të kuptuar nëse Trump provoi të influenconte apo bllokoi hetimet Ruse në drejtim të Mike Flynn.

“Ju jeni dëshmitarë  të të vetmes histori politike të ‘shtrigës së gjuetisë’- e drejtuar nga disa njerëz të këqij dhe konfliktualë”- shkroi Trump për mbështetësit e tij në Twitter.

Veritas.com.al/