Thirrja që presidentit George W. Bush bëri për njerëzimin ‘ për të jetuar pa anësi’ në mes të pandemisë kronike të koronavirusit ka shkaktuar një qëndrim të ashpër nga Presidenti Donald Trump.
Bush publikoi një mesazh video të Shtunën duke kërkuar ‘unitetin dhe bashkësinë’ mes shpërthimit të koronavirusit. Kjo video mori 4.4 milion shikime në Tëitter.
Ai e bazoi thirrjen e tij në pikëpamjen se ne të gjithë jemi bij të Zotit dhe për këtë arsye të barabartë.
“Duhet kujtojmë se sa të vogla janë dallimet tona përballë këtij kërcënimi të përbashkët,” tha Bush. “Në analizën përfundimtare ne nuk jemi luftëtarë partizanë, ne jemi qenie njerëzore po aq të ndjeshme dhe po aq të mrekullueshme në sytë e Zotit. Ne ngrihemi ose biem bashkë dhe jemi të vendosur të ngrihemi “.
Përgjigja e presidentit ishte e drejtpërdrejtë, ai ka sjell në kujtesë mungesën e Bushit kur Trump ishte duke u sulmuar gjatë procedurave të impeachment-it.
“Ok, mirë, unë vlerësoj mesazhin e ish Presidentit Bush, por ku ishte ai gjatë impeachment-it; ndërsa tani është duke bërë thirrje për të lënë mënjanë partizanët.” @foxandfriends Ai atëherë nuk gjendej askund duke folur kundër komedisë më të madhe në historinë amerikane!’.
VERITAS.COM.AL/