-Presidenti Donald Trump ka dërguar një përshëndetje të Vitit të Ri për popullin Amerikan, duke ju kujtuar atyre se ai ishte ende në Shtëpinë e Bardhë duke u përpjekur për të siguruar fonde për sigurinë e kufirit-.

“Ndërsa unë jam në Shtëpinë e Bardhë duke punuar, ju jeni duke festuar jashte sonte, por unë nuk ju fajësoj”, tha Trump në një video të postuar në Twitter.

Presidenti mbeti në Shtëpinë e Bardhë të hënën, duke humbur darken e tij tradicionale të Vitit të Ri në Mar-a-Lago ndersa vazhdon mbyllja e pjesshme e qeverisë.

“Gëzoni, te keni një vit të mire,te keni vërtet, vërtet,nje Vit te Ri te Gëzuar!” vazhdoi Trump.

Presidenti përsëri mbrojti kërkesën e tij për një mur, duke vënë në dukje se muret do te funksionojne për sigurimin e kufirit.

“Gjatë gjithë shekujve disa gjëra KURRE  nuk bëhen më mirë dhe KURRE nuk ndryshojnë,” shkroi ai. “Keni Mure dhe keni Rrota. Ka qene GJITHNJE kështu dhe do të jetë GJITHMONE në këtë mënyrë! Ju lutem shpjegojini Demokratëve se kurrë nuk mund të ketë një zëvendësues për një MUR të mirë të modës së vjetër! ”

Trump ka parashikuar një fature të ardhshme të financimit të qeverisë nga kryetarja e ardhshme e Dhomës Nancy Pelosi në 2019.

“Demokratët ndoshta do të dorëzojnë një dizenjo te ligjit, duke qenë te lezetshem si gjithmonë, i cili jep gjithçka, por nuk jep ASGJE per sigurimin e kufirit,i quajtur Mur “, shkroi ai.

Presidenti ka hedhur poshtë fonde te tjera për sigurimin e kufijve si “mjetet teknologjike” dhe “këmbanat e bilbilat pa kuptim “.

“Ju e shikoni, pa Mur nuk mund të ketë asnjë Siguri të Kufirit,” tha ai.

Veritas.com.al/