Presidenti Donald Trumpfirmosi një urdhër ekzekutiv të Martën që e kthen mbrapsht efektin e urdhrit të lëshuar nga Obama mbi “Ujërat e Shteteve të Bashkuara” dhe shpërndarë nga Agjencia e Mbrojtjes së Ambientit gjatë administratës së Obamës.

“E  ashtuquajtura EPA e rregullimit të Ujërave në Shtetet e Bashkuara ëhstë një nga shembujt më të këqij e ligjeve federale, dhe është vërtet vdekjeprurës”, tha Trump gjatë ceremonisë së firmosje në Zyrën Ovale.

Fermerët, punëtorët e bujqësisë dhe bizneset e agrikulturës e kundërshtuan urdhrin e Obamës, sepse ai nuk lejoji më ansjë pikë ujë në tokat e fermerëve.

Trumpi e quajti atë “një katastrofë” duke i kujtuar publikut se kërcënimi i EPA ishte i tillë që kushtonte një gjobë prej 37 mijë dollarë në ditë për secilin.

“Ai ëhstë i tmerrshëm, i tmerrshëm rregull”, tha Trump. “Ishte një emër i bukur, por çdo gjë tjetër ishte e keqe”.

/Veritas.com.al/