Intervista e McCabe do të transmetohet të dielën e ardhshme. Në Departamentin e Drejtësisë kërkohej një mënyre për të hequr presidentin

Nga: Renato Zuccheri/

Donald Trump ishte gati të hiqej. Ose të paktën kjo është ideja që qarkullonte pak kohë më parë në korridoret e Departamentit të Drejtësisë.

Per ta zbuluar ishte Andrew McCabe, ish shefi i përkohshëm i FBI-së, i cili tha në një intervistë me CBS se “ka pasur takime në Departamentin e Drejtësisë ku është diskutuar nëse nënpresidenti dhe shumica e qeverisë mund të bashkoheshin për të hequr presidentin e Shteteve të Bashkuara duke zbatuar amendamentin e 25-të “.

Intervista do të transmetohet tërësisht të dielën. Pritshmëri janë dhënë nga Scott Pelley, prezantues i programit “60 minutat”, i cili shtoi se McCabe konfirmon në brendësi te intervistës se zëvendësprokurori i përgjithshëm, Rod Rosenstein, ishte ofruar madje të vinte një mikrofon të fshehur gjatë takimeve me Presidentin Trump.

Sipas Departamentit të Drejtësisë, ajo e Rosenstein-it mbi mikrofonin ishte një batute. Por sipas McCabe, shumë e kishin marrë seriozisht. Dhe duke pasur parasysh përplasjen mes Shtëpisë së Bardhë dhe FBI-së, nuk është e thënë qe te ishte një hipotezë kaq e panatyrshme.

Veritas.com.al/