Astrit Patozi ka reaguar pas dorëheqjes së Lulzim Bashës si kryetari PD, ku thotë se është herët për ta parë këtë si një çlirim për fati e mëtejshëm të PD-së. Në Facebook, Patozi shkruan se dorëheqja e Bashës i ka shtuar edhe më shumë pikëpyetjet për perspektivën e saj politike, pasi ka lënë prapa një fushë të minuar
“Është herët për t’u gëzuar nga ikja e Bashës. Dorëheqja e Lulzim Bashës ishte e pritshme, madje tmerrësisht e vonuar. Dhe si çdo gjë në këtë botë që zvarritet gjatë nuk është e thënë patjetër që të bëjë mirë edhe kur më në fund litari këputet. Ndaj është shumë herët për ta parë atë si një çlirim të madh për fatin e mëtejshëm të Partisë Demokratike. Mendoj se ajo i ka shtuar edhe më shumë pikëpyetjet për perspektivën e saj politike, pasi ka lënë prapa një fushë të minuar. Tani varet shumë se si do ta lexojnë protagonistët e tjerë ikjen jo aq të padjallëzuar të kryetarit tashmë të larguar nga zyra e selisë së PD”, shkruan Patozi.