Drejtori i FBI, James Comey ka goditur të Mërkurën kriticizmin e Demokratëve kundër tij mbi vendimin për rihapjen e hetimeve të emaile-ve të Hillary Clinton 11 ditë para zgjedhjeve të vitit 2016.
Ai tha se i vjen për ‘të vjellë’ kur mendojnë se vendimi i tij mund të ketë patur ndonjë impakt në zgjedhje; ai beson se bëri gjënë e drejtë dhe të duhur dhe sot e kësaj dite nuk ndryshon mendje.
Ai tha se ka kapur laptopin e Anthony Weiner — burri i ndihmëses kryesore të Hillary, Huma Abedin — ku ka të dhëna që “tregojnë se ishin mijëra” nga email-et e Clinton në këtë laptop, duke përfshirë edhe informacionin e klasifikuar dhe ato që zyrtarët kanë menduar se ‘kanë humbur’ mes mijëra emaile-ve nga periudha e saj e tre muajve të parë si sekretare e Shtetit.
Veritas.com.al/