Më 24 korrik, do me thënë tre ditë më parë, mediat përcollën një takim dëgjesë në Shkodër të kryeministrit me qytetarët. Në atë takim, një nga ndërtuesit, Maxhit Alibali,  iu ‘qa’ kryeministrit se drejtori i ALUIZNI-t nuk po i legalizonte një pallat pesë katesh të ndërtuar vitet e fundit.

Kryeministri kërkoi drejtorin e ALUIZNI-t, zotin Tonin Marku dhe i tha:

-E shikon këtë qytetar. Sot është data 24 korrik; nesër 25. Nesër, deri ora 16.00 të jetë zgjidhur problemi i legalizimit i zotit Alibali…, urdhëroi kryeministri Rama.

Mirëpo kaloi data 25, 26 dhe sot jemi më 27 korrik. Gazetarët e kanë intervistuar zotin Alibali dhe ai ka deklaruar se ’nuk ka lëvizur asgjë’ në çështjen e  tij. Zoti Alibali akoma shprehet se ka shpresë në një ndërhyrje tjetër të kryeministrit Rama në drejtim të drejtorit të ALUIZNI-t.

Por drejtori i ALUIZNI-t, Marku ka deklaruar se ‘do të respektoj ligjin’. Edhe ky shpreh besim se kryeministri do të jetë mirëkuptues me zbatimin  ligjit.

Drejtori i ALUIZNI-t tha se kjo është një çështje që mund të zgjidhet vetëm gjyqësish. Prandaj ai po pret një vendim nga Gjykata, nëse pronari i pallatit, Alibali, mendon se mund t’i drejtohet gjykatës.

Veritas.com.al/

ndertesa