88- vjetori i çmimeve Oscar bëri bashkë në një drekë tashmë traditë rreth 150 artistë, shumica të nominura për këo çmime.
Dreka u mbajt në një prej hoteleve të Beverly Hill dhe tashmë që nga dhënia e çmimeve na ndajnë vetëm tre javë, fushtata për të zgjedhur më të mirët është bërë serioze.
Në drekë nuk munguan disa nga emrat më të përfolur të këtij viti, Leondardo DiCaprio, Jennifer Laurence, Sylvester Stallone dhe Lady Gaga e cila do të jetë një nga këngëtaret që do performojë në mbrëmjen e shumëpritur.
Gaga shpërtheu në lot pasi dy nga producentët e Oscar e përgëzuan për përfomancën e jashtëzakonshme të saj në finalen e “Super Bowl”.
DiCaprio u pa të bisedonte me Stallone, ndërsa të dy janë në garë për titullin e aktorit më të mirë.
Fituesit e çmimeve Oscar do të shpallen më 28 shkurt në një nga eventet që konsiderohet më i rëndësishmi i botës kinematografike.