”Që në ditën e parë u ka shqetësuar fakti që jam pjesëtar i një kombi pakicë [shqiptar]. Unë jam kryeministër që merr vendime të vështira, që mbrojti interesat kombëtare edhe pas 30 gushtit 2020, që ruajti kursin e politikës së jashtme”, ka thënë kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në seancën ku po votohet një mocion mosbesimi ndaj tij.
Seanca ka filluar pak minuta pas orës 11:00, kur është paraparë të mbahet.
Abazoviç tha se pas saj nuk qëndron as rruga europiane, as dëshira për të përzier kartat politike.
”Që në ditën e parë u ka shqetësuar fakti që jam pjesëtar i një kombi pakicë [shqiptar]. Unë jam kryeministër që merr vendime të vështira, që mbrojti interesat kombëtare edhe pas 30 gushtit 2020, që ruajti kursin e politikës së jashtme”, ka thënë kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në seancën ku po votohet një mocion mosbesimi ndaj tij.
Seanca ka filluar pak minuta pas orës 11:00, kur është paraparë të mbahet.
”Jam kryeministër që merr vendime të vështira. Sot ndoshta bashkoheni të gjithë në urrejtje. Heren tjeter bashkohuni ne dashuri. Le të flasim për gjëra reale jo halucinacione e bash për këtë duhet të bashkohemi… Pres diskutimin dhe përpjekjen e sotme për të shpjeguar pse erdhi iniciativa për rrëzimin tim, kush është frymëzuesi dhe çfarë fshihet pas saj”.
Abazoviç tha se pas saj nuk qëndron as rruga europiane, as dëshira për të përzier kartat politike./abcnews.al/