Gjatë një emisioni televiziv, deputeti i PD, Florion Mima ka deklaruar se vlera e drogës që prodhohet në Shqipëri kap shifrën 13 miliardë euro. Florian Mima, një ekonomist i njohur, ka qenë zëvendësministër i Financave gjatë qeverisjes së qeverisë “Berisha”. Në këtë emision ai foli për shifra dhe raporte zyrtare që lidhen me vlerën e drogës që prodhohet në Shqipëri.
Deputeti i PS, Ervin Bushati kundërshtoi shifrat e Mimës me argumentin se ato nuk janë të publikuara nga raporte zyrtare.
Debati në studio u zhvillua mes të ftuarve Ervin Bushati, Florjon Mima, Hekuran Vladi, Zef Preçi .
Mima tha se “ka vetëm një moment kur paraja kriminale ka vlerë, momenti kur shteti i drejtë ia kthen atë të gjithë popullit”. Pse nuk ndodh në Shqipëri?- pyeti deputeti demokrat. Po të shofim shifrat e raportit që nisa të citoj, që pjesë të cilit kanë filluar të dalin në shtypin ndërkombëtar bëhet fjalë për një vlerësim konservator për rreth 13 miliardë euro në tregun me pakicë të drogës që prodhohet në Shqipëri. Ky vlerësim që është bërë edhe në 2012 dhe 2013…ky është për 2016, per sezonin e të korrave të tanishme.
Ky vlerësim thotë se vlera me pakicë e drogës prodhuar në Lazarat ishte afaërsisht 4 mld dollarë nëse do të shitej me pakicë në tregjet e Europës. Sot bëhet fjalë, vlerësimi konservator 13 mld euro që është afërsisht 110 % e GDP zyrtare shqiptare dhe ka një vlerësim që është pak me optimist që flet për 24 mld euro.
Kështu deklaroi publikisht deputeti Florian Mima
Më vonë deputeti bëri komente rreth çështjes:
“Le të marrim një supozim, tha ai. Vetëm 10 % e kësaj vlere do të mbetet në Shqipëri pra 1.3 mld euro. Me 1.3 mld euro banda e drogës është në gjendje të vendosi kush do të jetë drejtori i kufirit, kush do të jetë shefi i komisariatit. Me 1.3mld euro banda është në gjendje të blejë të gjitha votat e shqiptarëve duke çuar votën në një drejtim të caktuar. Me 1.3 mld euro ata emërojnë kryeministrin. Kryeministri mendon se është më i forti dhe më i fuqishmi, por me 1.3 mld euro mafia të urdhëron”.