SPAK ka qenë në fokus të akuzave të 2 kaheve politike, qoftë nga mazhoranca ashtu edhe nga opozita se nuk po bën detyrën, mirëpo, kreu i këtij institucioni, Altin Dumani ka deklaruar se në punën e tij nuk e ka ndjerë asnjëherë presionin duke thënë se “politika ka punën e vet që t’i sulmojë”. Duke i kthyer përgjigje deputetes demokrate Dhurata Çupi në Komisionin e Ligjeve, Dumani dha garanci se çdo prokuror i SPAK është i pavarur.
“Falë Kuvendit, kemi një kornizë kushtetuese dhe ligjore që na garanton pavarësi të plotë nga politika. Çdo prokuror mund të ushtrojë i pavarur funksionet e tij kushtetuese dhe ligjore. Unë nuk e ndjej dhe as nuk e kam ndjerë presionin e politikës, politika ka punën e vet do të na sulmojë, por në vendimmarrje të mos ndikohemi nga politika, por produkt i një analize të provave”, u shpreh Dumani.
Ndalur të frika e sulmeve kibernetike, Dumani konfirmoi se ka pasur disa tentativa, por nuk kanë qenë të suksesshme.
“Ka pasur tentativa për sulm kibernetik, por nuk është prekur. Të gjithë jemi të rrezikuar nga sulmet kibernetike. Ne vazhdojmë dhe investojmë çdo vit në këtë drejtim,, që të reduktojmë mundësinë për të na sulmuar”, përfundoi Dumani.