Kryeministri  Edi Rama foli për reformën në drejtësi, për të cilën u shpreh se e ka bërë Partia Socialiste dhe jo kundërshtarët, të cilët sipas tij erdhën zvarrë për të votuar në Kuvend.

Ai vlerësoi SPAK dhe kreun e kësaj strukture Altin Dumanin.

Sipas tij, vullneti i kësaj partie për të bërë drejtësi ka dhënë rezultate.

“Këtë e bëri ky që shesh këtu bashkë me ata që shkruan reformën në drejtësi dhe ata që e votuan reformën në drejtësia, jo ata që erdhën zvarrë për ta votuar, por ata që votuan me vullnet të plotë. Për Altin Dumanin kam shumë respekt për hir të vërtetës dhe ia kam shprehur publikisht mbështetjen dhe solidaritetin kundër të gjithë qenërisë që i turret për ta vënë nën presion qenë aty prokuror i republikës, edhe ata të tjerë që janë në SPAK, aty kanë qenë, por nuk kanë patur fuqinë që kanë sot, sepse shpatën e ndëshkimit e mbante kush rrinte në këtë zyrë dhe e përdorte për hesap  e pushtit të vet, e mbante pushteti ekzekutiv shpatën e ndëshkimit, atë shpatën që mbante zonja e drejtësisë, në dorë. Unë i dorëzova shpatën për të bërë këtë që po bëjnë, patjetër. Kjo është e vetmja rrugë”, tha Rama

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *