Një 21 vjeçare me sindromin Daun ka plotësuar ëndrrën e gjatë gjithë jetës së saj për të prezantuar motin në televizionin Francez javën e kaluar, pavarësisht nga rregullat shtetërore që ndalojnë njerëzit “Daun” për të transmetuar në televizion.
Mélanie Ségard prezantoi raportimet mbi motin për lajmet e mbrëmjes në kanalin France 2 të Martën më 14 Mars, duke tërhequr një audiencë prej më shumë se 5 milion shikuesish.
Më shumë se 200,000 mbështeten në Facebook fushatën e bamirësisë Franceze që shtron pyetjes nëse kjo vajzë e re të lejohet të prezantojë parashikimin e motit.
“Mélanie përfaqëson mesazhin që kapërcen ëndrrën e saj: për ta konsideruar personin tjetër në shoqëri që do të thotë se secilit t’i jepet një mundësi”, tha në një deklaratë Unapei, shoqatë e prindërve me fëmijë me paaftësi.
/Veritas.com.al/