Nga L. Skiro/ Veritas
Çfarë do të bëjë tani administrata e Omabës- pyesin dy opinionistë të Reuters, Yeganeh Torbati dheDavid Brunnstrom. Pyetja lidhet me raportet Obama- Dutetre, president i Filipines.
Më e afërt pyetja shtrohet kështu: Ç’përgjigje mund t’i japë Obama homologut revolucionar të Filipines tani që ai u shfaq hapur kundër alancave me Amerikën dhe tha se së shpejti do të “përqafohet” me Kinën e më pas me Rusinë. Obama, shkruajnë gazetarët, ka shumë pak opsione dhe pak leva në duar për të drejtuar “makinën” drejt një zgjidhjeje në interes të Shteteve të Bashkuara dhe perëndimit në përgjithësi. Kohët e fundit nuk “pi ujë” as tavolina e aleatëve, as takimet miqësore, sepse retorika armiqësore e Dutetre kundër Amerikës, ka shkuar shumë larg.
Prej disa muajsh Amerika po qetëson dhe po bën sikur nuk i vë re bezdisjet dhe topat që vijnë nga presidenti i Filipines. Por lideri i ri “pompoz”- shkruajnë analistët, i Filipines, ditën e Enjtë shpalli “ndarjen” nga aleati prej një kohe të gjatë, Shtetet e Bashkuara dhe rindërtimin e aleancave me Pekinin e ndoshta edhe me Moskën- dy rivalë strategjik të Shteteve të Bashkuara.
Shpërthimi i fundit i Duterte erdhi vetëm tre javë para votimeve për presidentin e Shteteve të Bashkuara. Ai hodhi dyshime të forta për vijueshmërinë e aleancave me SHBA që kanë zgjatur rreth shtatë dekada deri më sot. Ai gjithashtu kërcënoi se do ta minojë Presidentin Obama duke e vendosur aksin në Azi.
Potencialisht, në krye të të gjithave është Marrëveshja për Zgjerimin e Bashkëpunimit në Mbrojtje, që është nënshkruar nga paraardhësi i Duterte. Kjo marrëveshje lejon Shtetet e Bashkuara të që në pesë bazat e Filipines të qarkullojnë anije ushtarake, avionë dhe personel ushtarak. Kjo marrëveshje ka një rëndësi të veçantë, pasi është ndërtuar me qëllimin që forcat ushtarake Amerikane të jenë në prag të derës së Kinës.
I bindur se Duterte për nga natyra është i paqëndrueshëm, administrata e Obamës ka vepruar me kujdes deri tani, duke kërkuar që të shmangë çdo provokim, madje edhe sharjet mbi “luftën për vdekje” ndaj drogës , thonë zyrtarë të Shteteve të Bashkuara.
Një nga zyrtarët e Shteteve të Bashkuara që nuk desh të identifikohej tha se kohët e fundit janë bërë debate të mëdha se si të lihen mënjëanë kritikat ndaj Douetre mbi të drejtat e njeriut. Zërat nga Shtetet e Bashkuara ndaj qeverisë së Filipinës për të drejtat e njeriut ishin me tone shumë më të ulëta se ç’pritej prej viktimave.
Në rgjimin e Deutre, që nga Qershori kur mori pushtetin, janë vrarë 3000 vetë nëtë ashtuquajturën “luftë për vdekje me drogën”. Vetë Duetre e ka quajtur Obamën “bir bushtre”, dhe “vafsh në ferr”. Mirëpo Amerika ka ulur tonet pikërisht për arsye të marrëveshjes ushtarake “në dyer të Kinës”. Po tani, ç’përgjigje do të ketë?
“Nuk duket se mund të keshë ndonjë përgjigje, sepse në minutën q ëti thua diçka, në atë moment ai ta lë turpin në dorë”, tha Murray Hiebert, zëvendës- drejtor i Programit të Azisë Juglindore në Qendrën Strategjike për Studime Ndërkombëtare. ” Unë mendoj se se edhe që Shtetet e Bashkuara ta sulmojnë në mënyrë konstatnte, edhe kjo nuk është shumë efektive think for the U.S. to just blast him constantly is probably not very effective.”
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby tha të enjten se shtetet e Bashkuara po kërkojnë një përgjigje ndaj Duterte mbi deklatatën për “ndarjes” që ai mbajti gjatë vizitës në Kinë.
/Veritas.com.al/