Dy anëtarë Demokratë të Dhomës thyen radhët me lidershipin e Partisë së tyre ditën e Enjte, duke kontestuar fort votën për rezolutën që vendos rregullat për hetimet e impeachment kundër President Trump.

Rezoluta kaloi me 232-196 por munguan votat nga Reps. Jeff Van Dreë, D-N.J., i cili prej kohësh ka shprehur skepticizëm rreth impeachment-it; dhe Collin Peterson, D-Minn, në distriktin e të cilit Tump fitoi 31 pikë. Asnjë Republikan nuk votoi për rezolutën, duke dhënë sinjalin se Dhoma e Republikanëve akoma qëndron pa u lëkundur rreth Trump, teksa ai vihet nën një zjarr të rëndë.

“Në fund të ditës do të kemi disa presidente, disa kandidate dhe procesi i impeachment-it të dështuar; dhe e vetmja diferencë do të jetë se presidenti do të jetë shfajësuar nga akuzat”, tha Van Dreë në një deklaratë për Fox News.

Veritas.com.al/