Policia e shtetit ka proceduar penalisht kryetarin e Bashkisë së Lezhës për cënim të procedurav dhe materialeve zgjedhore.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Lezhë kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, Kryetarin e Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, 54 vjeç. Sipas policisë, gjatë një emisioni televiziv ai dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Pengim i subjekteve zgjedhore”.
Pas atij të Lezhës policia ka kallëzuar kreun e Bashkisë Mallakastër Agron Kapllanaj, i përfolur për korrupsion me tenderët që u ka dhënë familjarëve të tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, referuan materialet për vlerësim në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për Kryetarin e Bashkisë Mallakastër për veprën penale ‘Thirrje për veprime të dhunshme’”, njofton policia.
Gjatë një emisioni televiziv, Kryetari i Bashkisë Mallakastër Agron Kapllanaj dyshohet se ka konsumuar elementë te veprës penale “Thirrje për veprime të dhunshme”, në lidhje me procesin zgjedhor.
Veritas.com.al/