Lajmi i parë që mbuloi mediat on-line njoftoi se ‘Lulzim Basha doli i pafajshëm’ nga gjykimi në Apel:
Sipas këtij lajmi, Gjykata e Apeli lë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke vendosur përfundimisht pushimin e çështjes ndaj Lulzim Bashë dhe dy zyrtarë të tjerë të PD-së, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi për çështjen e lobimit me para ruse.
Gjykata e Tiranës në gjyqin paraprak që u zhvillua më 13 janar vendosi pushimin e çështjes së lobimit për kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe dy zyrtarët e tjerë të PD-së, ish-sekretarin e përgjithshëm Arben Ristani dhe financierin e partisë Ilir Dervishi.
Kështu dy vite hetime nga prokuroria e Tiranës, gjyqtari Lazer Sallaku i cilësoi të pavlefshme duke rrëzuar akuzën e ngritur nga organi i akuzës për falsifikim kundër Lulzim Bashës dhe dy zyrtarëve të tjerë të PD-së, lidhur me lobimin në SHBA, pasi sipas tij nuk faktohet një gjë e tillë.
Me një vendim të tillë, prokuroria nuk ishte dakord dhe vendosi ta apelonte, por gjykata e Apelit vendosi përfundimisht mbylljen e kësaj dosje.
Lajmi i dytë vjen pak orë pas publikimit të lajmit të parë:
Ky thotë se kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, qartëson se ‘vendimi nuk thotë pafajësi’; dhe gjithashtu shton se dosjen e Bashës do ta dërgojë për hetime në SPAK.
Balla paralajmëron kallëzim të ri në SPAK ndaj Bashës: Apeli nuk i dha pafajësi, thjesht vonoi Drejtësinë- tha ai
Reagimi i Ballës:
‘Koha kur në Shqipëri, drejtësinë e bënin gjyqtarë pa vetting ka mbaruar. Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit Tiranë, nuk i ka dhënë pafajësi Lulëzim Bashës, thjesht ka vonuar DREJTËSINË.
Dosja kriminale “Basha 675mijë dollarë” përmban dokumenta të publikuara në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë (Akti i Rregjistrimit të Agjentëve të Huaj), shkruan Balla
VERITAS.COM.AL/