
Lëkundje të konsiderueshme tërmeti janë ndjerë sërish ditën e sotme në vendin tonë.
Sipas të dhënave, bëhet fjalë për dy tërmete, magnituda e të cilëve ka qenë 4 dhe 4.1 e shkallës Rihter, teksa lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda.
Po ashtu, epiqendra e tërmetit mësohet se ka qenë mes Tiranës dhe Krujës, ndërsa thellësia fokale e tij ishte 5 km, raporton A2 CNN.
Ndërkohë kujtojmë se prej disa ditësh vendi ynë është ‘goditur’ nga disa tërmete, të cilat fatmirësisht nuk kanë shkaktuar dëme në njerëz apo dëme materiale.
Komente