Sot, e mërkurë, një aksident i rëndë ka ndodhur në qarkun e Shkodrës në zonën e Kryebushatit.

Për shkak të përplasjes së dy makinave, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur.

Policia ka informuar se më datë 10.04.2019 ora 14.35, në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, ne vendin e quajtur Krye Bushat, janë përplasur mjeti tip Nissan me mjetin tip Audi, si pasojë kanë mbetur të dëmtuar shtetasit L. K. 55 vjeç, E. P. 23 vjeç, J. P. 28 vjeç, B. M. 32 vjeçe dhe P. Z. 66 vjeç, të cilët u dërguan në Spitalin Rajonal Shkodër.

Burimet bëjnë me dije se dy grate nga Kosova të identifikuar si shtetaset Diana Mjeshtri 45 vjeç dhe Luljeta Zefi 39 vjeç kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së dy mjeteve ndërsa 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.

Si pasojë e përplasjes dy murgesha humbën jetën, ndërsa murgesha , Beta Mata 32 vjeçe ka mbetur e plagosur rëndë.  5 të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Shkodrës.

Kanë gjetur vdekjen edhe dy shtetase të cilat akoma nuk dihet identiteti i tyre dhe janë dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër. Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit

Veritas.com.al/