Koment/
Ndërsa Dr. Berisha në mungesë të Lulzim Bashës ka publikuar sot një letër të një studenti ‘agjent’ që thotë se dikush rejt tyre po bën aleanca me kryeministrin dhe po i bind studentët për ‘dialog’. Një tjetër mesazh vjen nga vetë kryeministri Edi Rama.
Opozita lufton me të gjitha armët që ‘ studentët të largohen nga dialogu’, kryeministri i fton studentë në dialog. Ai sot ka publikuar edhe një pamje nga një protestë studentëh në Shtetet e Bashkuara ku studentët kërkojnë ” Dialog dhe Transparencë”.
Rama, i është përgjigjur studentëve duke ironizuar se ata po veprojnë njësoj si kryetari i PD-së Lulzim Basha, që ‘u mbyll ne çadër dhe nuk pranonte të dialogonte’ .
“S’jeni Luli? Po atëherë pse bëni ekzaktësisht si Luli që futet në çadër e bërtet, s’dua dialog, plotëso kërkesat se s’dal nga çadra”!? Ikën nga Kuvendi e bën të njëjtën gjë, ‘ plotësoji se s’vij!’
E pastaj në fund vetëm humbet! Kush ju kërkon pazare? Unë jo njëherë. As negociata. ‘DIALOG”, thuhet në mesazhin e Ramës në Tëitter.
VERITAS.COM.AL/