Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është parë duke hyrë sot në prokurori; njëkohësisht edhe Ministre e Arsimit Lindita Nikolla. Këta janë thërritur  për t’u marrë në pyetje në lidhje me dosjen e kërcënimit të dy profesorëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule.

Tahiri dhe Nikolla do të japin dëshmi për takimin që kanë pasur me dy profesorët pas kërcënimit nga banda e Emiljano Shullazit.

Në këtë takim, Tahiri kishte marrë përsipër ta zgjidhte këtë çështje, ndaj prokurorët kërkojnë të sqarojnë detaje nga biseda dhe hapat që ndërmori Tahiri për “zgjidhjen” e çështjes.

/Veritas.com.al/