Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani është thërritur sot në Prokurori për tu pyetur mbi dosjen e abuzimeve financiare në Ministrinë e Shëndet sise dhe marrë ne pyetje nga oficeri i policisë gjyqësorë në Prokurorinë e Tiranës. Manjani do të përgjigjet në lidhje me dosjen e abuzimit me tenderët në këtë institucion në kohën kur ai ishte ministër.
Prokuroria e Tiranës i ka dërguar një fletëthirrje edhe Petrit Vasilit për të dëshmuar sot në orën 14:00, por deri më tani ish ministri i Drejtësisë aktualisht kreu i grupit parlamentar të LSI, nuk është paraqitur në Prokurori
Pak javë më parë u vunë nën masë sigurie 11 zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë, pas dyshimeve për abuzim me 5 tenderë të periudhës 2016-2017.
Për drejtorin Ekonomik Aurel Lamçe dhe specialistin e IT Arlind Alikajn, gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie. Gjykata ka vendosur “arrest shtëpie” për Juliana Hoxhën, ish sekretaren e Përgjithshme në MD. Gjithashtu gjykata ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për specialistin tjetër të IT Lusien Ali, i shpallur në kërkim. Për 8 zyrtarë të tjerë, u caktua masa “detyrim paraqitje”.
Sipas prokurorisë hetimet janë shtrirë në 5 tenderë si: Mirëmbajtja dhe mbikëqyrja e sistemit ICMIS ne 7 Gjykatat Administrative, Përmirësimi i sistemit të mbikëqyrjes elektronike në fushën penale, Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirëmbajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar, Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës, Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik te çështjeve të përmbarimit.
Hetimet deri tani kanë zbuluar se përmes shpërdorimit të detyrës, zyrtarët i kanë shkaktuar shtetit një dëm të madh financiar. Tenderët janë zhvilluara në kohën kur Ministrinë e Drejtësisë e drejtuan Petrit Vasili dhe Ylli Manjani.
Veritas.com.al/