Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Elbasan. Dy vëllezër janë qëlluar me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi në fshatin Murras në Elbasan, ku në rrethana ende të panjohura janë plagosur shtetasit Klevi Baho 22 vjeç dhe Sandër Baho 29 vjeç.

Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi Klevi Baho ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa vëllai i tij Sandër Baho ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën më dije se ka ngritur një grup të posaçëm hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Veritas.com.al/