
Integrimi në Bashkimin Europian mbetet Objektivi kryesor i manadatit të katërt për kryeministrin Edi Rama.Në një intervisë të dhënë për organizatorin e forumit ekonomik që u mbajt në Shqipëri Rama tha se tashmë është hapur dritarja e mundësisë për tu bërë shtet anëtar i bashkimit Europian.
“Tani që flasim, tri gjërat kryesore për ne janë BE-ja, BE-ja, BE-ja. Dritarja e mundësisë është hapur. Është shumë e trishtë që na duhej Putini, që kjo dritare mundësie të hapej, sepse ishte agresioni i tij kundër Ukrainës që i zgjoi të gjithë nga gjumi dhe e ktheu në veprim mesazhin përherë shumë të qartë, por vetëm me fjalë, se një ditë, Europa do të jetë e bashkuar. Unë shpresoj që edhe zgjedhja e Donald Trump-it do ta shtyjë Europën të kthejë në veprime gjërat e duhura. Nëse ne ia dalim, atëherë katër mandatet do t’ia kenë vlejtur.”
Për kreun e qeverisë vonesa e integrimit të Shqipërisë lidhet edhe me problemet e brendshme të bashkimit Europian
“Një nga problemet që shoh te BE-ja vështirësia e daljes me një vendim, pasi ka shumë mjekë për një pacient, që hahen me njëri-tjetrin për të gjetur diagnozën, hahen se cili është mjekimi i duhur dhe, në një farë mënyre, BE-ja po vuan nga ky proces demokratik, por, nga ana tjetër, i duhet padyshim ta ruajë demokracinë. Sidoqoftë, thelbi i kësaj është që BE-ja duhet të mendojë se mënyra e vetme për t’iu bërë ballë fuqive që po dalin në pah dhe këtij rendi të ri që po lind është të bëjë të pamendueshmen për të thyer fuqishëm paragjykimet që janë krijuar.”
Për kryesocialistin një tjetër objektiv është edhe transformimi i Shqipërisë në një Itali të re.
“Para së gjithash, u tremba pak kur thatë “Zvicra e re”, sepse, nga njëra anë, ne – mendoj – nuk arrijmë dot të bëhemi të përsosur si një orë zvicerane dhe nga ana tjetër, po të bëheshim të tillë, atëherë Shqipëria do të ishte tmerrësisht e mërzitshme. Unë do preferoja një “Ë te re”, ku gjen mundësi, ku gjen kënaqësinë e mikpritjes, të ushqimit, por ku nuk e humbet buzëqeshjen.”
Ndër të tjera kryeministri identifikoi energjinë, inovacionin dhe turizmin si sektorë kyç për investime në vendin tonë ndërsa vuri theksin në projekte në zhvillim në energjinë e rinovueshme dhe parqet teknologjike. /
Komente