(FOTO: Bora mbrëmë në Tiranë)/
Me siguri nuk është tërësisht faji i borës, por më shumë mund të jetë entuziazmi i tepërt i njerëzve të pamësuar me huqet e borës, që ka shkaktuar gjithë këto aksidente mbrëmë pasi nisi të zbardhë bora.
Shumë qytetarë dolën për të shijuar rënien e borës, që në Tiranë është e rrallë. Por rrugët nisën të ngrijnë shpejt dhe rrëshqitjet e makinave u bënë shkak për aksidente.
Por sipas njoftimeve të policisë nuk ka pasur asnjë njeri të dëmtuar.
Sot, kur bora vazhdon të jetë prezent në rrugët e kryeqytetit dhe një shtresë akulli e ka mbuluar, mundësitë për aksidente me makinë janë shtuar. Veçanërisht dalja nga qyteti drejt malit të Dajtit bëhet akoma më e rrezikshme.
/Veritas.com.al/