KOMENT/

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar sot datën e zgjedhjeve Parlamentare të 2021.

Edhe pse ishte dite e Diele, aq me teper Dita e Shen Terezes, presidneti i Republikes nuk eshte menduar asnje moment para letres dhe lapsit per te thyer shenjterine e dites se shenuar.

Nje akt qe ka risjelle ne mendje periudhen e ateizmit, kur regjimi i diktaures i gjurmonte ditet e kremitimit te festave fetare dhe ditet e pushimit per t’ i zene me pune e aktivitet revolucionar.

Në nje dite te tille, ne shoqeri dhe politike normale, nuk mund te kryhen veprime te tilla politike e shteterore.

Në dekretin e presidentit u vendos data 25 prill, si dita kur shqiptarët do të duhet t’i drejtohen kutive të votimit për zgjedhjen e qeverisë së re që do drejtojë vendin për 4 vjeçarin e ardhshëm.

Këtë vendim, Kreu i Shtetit e ndërmori pas konsultimeve me krerët e partive politike të zhvilluara më 4 shtator në Presidencë. Për opozitën data 18 prill ishte data më e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Sakaq maxhoraca ishte e gatshme të shkonte në zgjedhje në çdo datë që do të përcaktojë Presidenti i Republikës, me përjashtim të 2 majit e cila përkon me festën e Pashkëve ortodokse.

VERITAS.COM.AL