Ulja e menjëhershme e temperaturave ka sjellë reshje shiu në të gjithë vendin. Ulja e temperaturave është shumë e fortë brenda disa orëve dhe reshjet në verilindje të vendit dhe në zonat e larta janë kthyer në reshje dëbore.

Situata është bërë problematike gjatë natës në Rrugën e Kombit, ku dëbora mbuloi shumë shpejt një pjesë të mirë të rrugës para dhe pas tunelit të Thirrës.

Për pasojë, kanë ndodhur disa aksidente për shkak të shpejtësisë dhe humbjes së kontrollit të mjeteve në rrugë nga rrëshqitjet, por vetëm me dëme materiale.

Sinoptikanët parashikojnë përmirësim të motit sot dhe nesër, ndërsa policia rrugore kërkon kujdes gjatë lëvizjes në rrugë në zonat me reshje shiu dhe dëbore.

Veritas.com.al/