Kur e arrestuan për një vepër penale terroriste, as që mund ta dinin s eishte pronar i një linje autobusësh. Pastaj doli se kishte vrarë një njeri pak vite më parë…

Në fund u konstatua se ishte pronar i autobusëve që lëvizim ne qytetarët…

… Një person i kërkuar për vrasje në shtator 2011, u arrestua më 28 mars 2012 nga Policia e Tiranës Ai   u kap me një armë pa leje pranë ish-­Profarmës. Quhet Eduard Dushku, pronar i një linje autobusësh dhe është i njejti person që u arrestua më 5 shtator 2017, dje, nga Policia e Tiranës për venien e dy eksplozivëve në vitet 2014-2015 në Saukun e vjetër ndaj një makine BMË dhe një lokali.

Ja cili ishte dënimi i parë për vrasje i Dushkut. Policia më 28 mars 2012 deklaroi se ai ishte autor i vrasjes së Avdulla Vrapit në gusht të vitit 2011.

Sipas kërkesës për gjykim, vrasja kishte ndodhur pas një zënke mes Albert Vrapit, djalit të viktimës, dhe Besnik Tresës, shofer autobusi, ku pronar i mjetit ishte Eduard Dushku.

Sherri fillimisht kishte nisur pas gërvishtjes së makinës së Albert Vrapit nga shoferi i autobusit, që më pas degradoi deri në vrasje.

Gjatë një zënke me Albert Vrapin, në tentativë për t’u mbrojtur, Dushku ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të tij.

Për pasojë gjeti vdekjen Abdulla Vrapi, i cili kur ka parë që është drejtuar arma, i ka dalë para të birit duke i pritur vetë plumbat.

Miku i të dyshuarit Besnik Tresa ndodhej pranë vendit të ngjarjes e menjëherë pasi u krye krimi, e ndihmoi Dushkun duke u larguar nga vendngjarja, pranë Sanatoriumit në Tiranë dhe duke e strehuar atë në një hotel në Rrugën e Elbasanit.

Veritas.com.al/