Lideri aktual i opozitës Greke, lider i partisë Nea Demokracia, Kyriakos Mitsotakis, përflitet si favorit për kryeministër i nesërm i Greqisë.
Media në të dy vendet, Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara e kanë pagëzuar atë si “yllin e popullit” që i ofron Greqisë “ një dritëz shprese”.
Si reformist i betuar, ai ka kritikuar ashpër nepotizmin dhe korrupsionin.
Disa e injorojnë një fakt të fortë të ardhur nga vlerësime ndërkombëtare se e shoqja është e përzierë në ‘Paradise Papers’ ose përfshirja e tij në skandalin më të madh të 30 vjetëve të kaluara në Greqi.
Qëkurse Mitsotakis, 49 vjeç, u zgjodh në krye të partisë konservatore Nea Demokracia në vitin 2016, ai ka qenë vazhdimisht një zë i lartë i mediave ndërkombëtare, sidomos në Shtetet e Bashkuara dhe në Gjermani: ‘Wall Street Journal’ e shikonte atë si “dritëz shprese” për Greqinë. Për ‘Die Welt’, ai është “ylli i ri i popullit”.
Në sondazhe, partia e tij e qendrës së djathtë ndodhet para partisë Syriza, partia majtiste në qeveri e udhëhequr nga Alexis Tsipras, nga 5 deri në 12 pikë përpara.
Në vetvete kjo është surprizë e vogël: Tsipras u zgjodh mbi një biletë kundër varfërisë, dhe akoma, pavarësisht nga okazioni i ëmbëlsuar, po zbaton një program ekstrem varfërie.
Veritas.com.al/