Elisabeta Imeraj, deri më sot prokurore e Krimeve të Rënda, do të drejtojë prokurorinë e Tiranës. Imeraj do të zëvendësojë në këtë post prokurorin Dritan Rreshka, i cili nuk mundi të kalojë sitën e vettingut, duke mos justifikuar burimin e pasurisë së tij.

Mësohet se komandimi i Elisabeta Imerajt në krye të Prokurorisë së Tiranës, është bërë me urdhër të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.

Cila është?

Elisabeta Imeraj, ka nisur detyrën si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër në vitin 2004, dhe më pas në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

Imeraj njihet si prokurore e çështjeve të mëdha, mes të cilave ajo e Shullazit, apo e 9 imamamëve të akuzuar për terrorizëm, për të cilët kërkoi 126 vjet burg.

Elisabeta Imeraj ishte gjithashtu edhe pjesë e grupit të hetuesve për dosjen ndaj ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, së bashku më prokurorët Vladimir Mara dhe Besim Hajdarmataj.

Veritas.com.al/