Kryetari i PD, Lulzim Basha, në fjalën e mbajtur në protestë bëri thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Ai u bëri thirrje forcave të policisë që të heqin kapelat dhe të arrestojnë Ramën.

“Arrestojeni, bëni detyrën tuaj. Arrestojeni para se ta bëjë populli”, deklaroi Basha.

Basha theksoi se beteja e nisur nga opozita do të çlirojë vendin nga krimi dhe korrupsioni.

“Sovrani është populli shqiptar dhe jo kriminelët. Kjo është një betejë që do të çlirojë vendin nga klika mafioze, duke çliruar zgjedhjet, duke çliruar vendin, do të çlirojë vogëlushët, teksa ndiejnë pamundësinë e prindërve për t’iu përgjigjur nevojave të tyre. Ky udhëtim do të çlirojë qytetarët dhe të gjithë socialistët e ndershëm”, tha Basha.

Veritas.com.al/